Ndërlidhjet

Shkup: Tërhiqet nga shitja Enciklopedia



Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, përmes një komunikate, njoftoi për vendimin për tërheqjen nga shitja të Enciklopedisë së Maqedonisë.

Nga redaksia u kërkua, që në afat sa më të shkurtër të përmirësohen të gjitha njësitë kontestuese, që kanë të bëjmë me shqiptarët dhe marrëdhëniet shqiptaro-maqedonase.

Kryesia e Akademisë kërkon nga redaksia që përmirësimet e kontestuara t’i bëjë në bashkëpunim me akademikët shqiptarë dhe shkencëtarët e tjerë.

Kryesia e Akademisë do të thërrasë edhe një mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit, në të cilin do të vendoset për përgjegjësinë e anëtarëve të redaksisë në krye me Bllazhe Ristevskin.

Ky vendin i ASHAM-së është përshëndetur nga presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i cili tha se “ka shkencë dhe politikë, por politikë në shkencë nuk duhet të ketë".
XS
SM
MD
LG