Ndërlidhjet

logo-print

Sejdiu: Djegia e flamurit, akt i shëmtuar



Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu e ka quajtur "akt të shëmtuar" djegien e flamurit maqedonas në Prishtinë, edhe pse ka thënë se duhet t’i ketë të dhënat rreth asaj se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.

“Fillimisht duhet të kem të dhënat rreth asaj se çfarë ka ndodhur. Kosova është një vend që reflekton në mënyrën më të mirë të mundshme për relacione të mira me fqinjët. Natyrisht është tepër e paarsyeshme të ndodhë diçka që është jashtë rregullave të kodit të mirësjelljes”, ka thënë Sejdiu.

Ndërkohë, edhe presidenti Sejdiu, edhe kryeministri Hashim Thaçi janë shprehur se “Kosova është e gatshme të ndërtojë marrëdhënie diplomatike me vendet e rajonit”.

“Kosova është duke investuar në marrëdhëniet e shkëlqyeshme me gjitha vendet e rajonit. Republika e Maqedonisë e ka njohur shtetin e Kosovës, edhe Shqipëria edhe Mali i Zi. Tani do të kemi avancimin e këtyre raporteve, pra në raportet diplomatike”, ka thënë Thaçi.

Flamuri maqedonas është djegur nga tifozët në një ndeshje futbollistike në Prishtinë si reagim ndaj Enciklopedisë së Maqedonisë, nga e cila u fyen shqiptarët.

Në lidhje me kërkesën e shqiptarëve të Maqedonisë për tërheqjen e enciklopedisë, presidenti Sejdiu ka thënë se “historia duhet të shkruhet e drejtë dhe me argumente”.

XS
SM
MD
LG