Ndërlidhjet

OKB: KS-ja dënon dhunën seksuale në luftë


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara unanimisht ka miratuar rezolutën që e dënon dhunën seksuale në konfliktet ushtarake.

Në këtë rezolutë u bëhet thirrje qeverive që në mënyrë më të vendosur të veprojnë për ta eliminuar këtë dukuri.

Takimin e Këshillit të Sigurimit e kryesoi, sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton.

-Ne duhet të bëjmë më tepër për të parandaluar dhunën kundër grave dhe vajzave, veçanërisht dhunën seksuale, derisa ne jemi të fokusuar në këtë rezolutë. Por, ne do të bëjmë më tepër edhe për t’i përfunduar konfliktet, që gratë dhe fëmijët i kanë viktimat e para, tha Hillari Klinton.
XS
SM
MD
LG