Ndërlidhjet

Vdes orkestruesi i sulmit ndaj Radios Evropa e Lirë



Gjenerali rumun, Nikola Plesita, i cili e kishte punësuar terroristin Carlos, i njohur gjithashtu me nofkën "Çakalli", që të sulmonte Radion Evropa e Lirë, ka vdekur në moshën 80 vjeçare.

Plesita, i cili në fillim të viteve të ’80- ta ishte në krye të Departamentit të Huaj të Policisë Politike Securitate, ka vdekur këtë javë, në një spital të Bukureshtit.

Me urdhër të diktatorit, Nikola Çaushesku, Plesita kishte punësuar terroristin e lindur në Venezuelë, Iliç Ramirez Sançez, apo Carlos, për t'i sulmuar zyrat e Radios Evropa e Lirë në Mynih në vitin 1981.

Një person e humbi jetën dhe nëntë u lënduan gjatë sulmit.

Pas rënies së komunzimit, Plesita u ballafaqua me një proces gjyqësor ushtarak një dekadësh, por u shpall i pafajshëm në fillim të këtij viti.
XS
SM
MD
LG