Ndërlidhjet

Pas 20 vjetësh nga Praga u nis Treni i Lirisë



Në 20 vjetorin e ekzodit të mijëra gjermano-lindorëve nga Praga drejt Perëndimit, sot nga kryeqyteti i Çekisë nëpër Drezden u nis Treni i Lirisë me vagonët e njëjtë të para dy dekadave.

Nga fundi i verës së vitit 1989, mijëra qytetarë të Gjermanisë Lindore erdhën në Çekosllovaki dhe u strehuan në ambasadën e Gjermanisë Perëndimore në Pragë, me kërkesë që Berlini komunist t’u lejojë të emigrojnë në Gjermaninë Perëndimore.

Pas presioneve të mëdha nga bota por edhe të komunistëve çekosllovakë, të cilët iu kërcënuan “shokëve” gjermanë që ta zgjidhin problemin, në mënyrë që Praga të mos e zgjidhë me dhunë, ish shefi i diplomacisë gjermane Hans Ditrih Gensher, në 30 shtator u kumtoi refugjatëve nga ballkoni i ambasadës së Gjermanisë Perëndimore në Pragë: “Jeni të lirë të udhëtoni”.
XS
SM
MD
LG