Ndërlidhjet

logo-print

FMN: Rimëkëmbja ekonomike ka nisur



Ekonomia botërore po mëkëmbet më shpejt se pritej nga kriza globale, ka bërë të ditur Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Sipas FMN-së ekonomia globale do të rritet me 3.1% krahasuar me 2.5% që ishte parashikimi i kësaj organizate në fillim të vitit.

“Mendoj se është e saktë të thuhet se rimëkëmbkja ekonomike ka filluar. Shifrat për gjysmën e dytë të vitit do të jenë pozitive në shumicën e vendeve. Një vit më parë ekzistonte mundësia se gjërat do të shkonin shumë më keq. E kemi mënjanuar këtë situatë dhe përmirësimi do të vazhdojë për së paku dhe gjashtë muajt e ardhshëm. Pas kësaj periudhe ende është e paqartë”, tha kryekonomisti i FMN-së, Oliver Blanshard.
XS
SM
MD
LG