Ndërlidhjet

Rusia dërgon agjent ndërlidhës në NATO?



Rusia së shpejti mund të dërgojë një ekspert të shërbimeve të zbulimit në Bruksel për të bashkëpunuar me NATO-n në fushën e kundërterrorizmit.

“Po diskutojmë dërgimin e një përfaqësuesi të shërbimit rus të zbulimit në Bruksel, që do të jetë ndërmjetës me NATO-n në çështjet e antiterrorizmit”, thanë diplomatët rusë pranë Aleancës.

Burimet e NATO-s deklaruan për agjencinë franceze të lajmeve, AFP se në parim “nuk ekziston ndonjë kundërshtim lidhur me propozimin në fjalë”.
XS
SM
MD
LG