Ndërlidhjet

MASHT: Sëmuren 19 nxënës në Fushë Kosovë



“Në shkollën e mesme “Hivzi Sylejmani” në Fushë Kosovë, janë sëmurur 19 nxënës, të cilët kanë pasur simptoma të njëjta, pengesa në frymëmarrje, dhimbje koke dhe plogështi. Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Arsmit, e cila në një komunikatë thekson se rasti po hetohet nga Policia e Kosovës.

Shumica e nxënësve të prekur ishin vajza, derisa pas marrjes së ndihmës së parë të gjithë kanë dalë nga spitali.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, derisa Instituti Shëndetësor ka marrë mostrat e nxënësve të sëmurë për analiza. Ministria e Arsimit beson se rasti është i izoluar dhe kërkon të mos krijohet panik deri në dhënjen e rezultateve nga organet kompetente.
XS
SM
MD
LG