Ndërlidhjet

Fushë Kosovë: Mbi 70 nxënës të sëmurë


Mbi 50 nxënës të shkollës së mesme “Hivzi Sulejmani” në Fushë Kosovë aktualisht po trajtohen në Qendren Klinike Universitare në Prishtinë. Ata kanë shfaqur simpotma të ngjashme që janë pengesa në frymëmarrje, dhimbje koke e barku, plogështi si dhe simptoma të një reagimi kolektiv psikologjik.

Lajmi konfirmohet për Radion Evropa e Lirë nga drejtori i Qendrës Klinike Universitare, Jusuf Ulaj. Duke folur për shkaktarët e mundshëm ai tha se “nuk kemi shenja tipike të shfrytëzimit të një helmi të posaçëm”, por, sipas tij, po bëhen të gjitha analizat.

Të sëmurët e parë në shkollën Hivzi Sulejmani janë shfaqur pasditen e djeshme. “19 nxënës janë sëmurur me simptoma të njëjta, pengesa në frymëmarrje, dhimbje koke dhe plogështi", njoftoi gjatë ditës Ministria e Arsimit.

Kjo e fundit në një komunikatë thekson se rasti po hetohet nga Policia e Kosovës.

Shumica e nxënësve të prekur ishin vajza, derisa të gjithë pas marrjes së ndihmës së parë kanë dalë nga spitali.

Instituti Shëndetësor ka marrë mostrat e nxënësve të sëmurë për analiza. Ministria e Arsimit kërkon të mos krijohet panik, deri në dhënien e rezultateve nga organet kompetente.
XS
SM
MD
LG