Ndërlidhjet

SHBA-Iran, takim i drejtpërdrejtë



Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë zhvilluar takimin e nivelit më të lartë me styre në tre dekadat e fundit. Nënsekretari amerikan i Shtetit, Uilliam Bërns u takua me kreun e delegacionit iranian, Saed Xhalili.

Takimi u zhvillua në margjina të samitit mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, SHBA-së, Britanisë, Francës, Kinës, Rusisë dhe Gjermanisë.

Takimi i sotëm u drejtua drejtohet nga shefi i diplomacisë evropiane, Havier Solana. Zëdhënësja e Solanës ka theksuar se takimi po zhvillohet në atmosferë pune, por shtoi se “Irani ka për të bërë sqarime të rëndësishme”.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kanë tërhequr vërejtjen se Irani mund të ballafaqohet me raundin e katërt të sanksioneve të OKB-së, nëse dështon të angazhohet në diskutime konstruktive.

Agjencia e OKB-së për Energjinë Bërthamore ka pohuar se Irani gjendet në anën e gabuar të ligjit, pasi vetëm pak ditë më parë ka deklaruar për një uzinë tjetër ku zhvillohen aktiviteter bërthamore.

Irani nga ana tjetër ka përsëritur se nuk do të heqë dorë nga programet bërthamore.
XS
SM
MD
LG