Ndërlidhjet

logo-print

Kinë: 60-vjetori i komunizmit

  • RFE /RL

Pekin, 1 tetor 2009.

Pekin, 1 tetor 2009.

Kina ka shënuar 60-vjetorin e regjimit komunist me një paradë masive ushtarake dhe marsh festiv nga më shumë se 100 mijë ushtarë dhe civilë.


Në paradën ushtarake, Ushtria Çlirimtare e Popullit ka shfaqur armatimet e fundit, përfshirë edhe raketat balistike ndërkontinentale, tanke dhe helikopterë sulmues.

Ndërsa, 60 parada civile kanë tërhequr vëmendjen për arritjet në hapësirë, tregti, industri dhe agrikulturë.

Presidenti Hu Xhintao ka mbajtur një fjalim në sheshin Tiananmen, në vendin e njëjtë ku Mao Zedong kishte shpallur themelimin e Republikës Popullore, 60 vjet më parë.

Ai tha se Partia Komuniste në pushtet do të vazhdojë zhvillimin ekonomik të vendit “në rrugë të socializmit me karakteristikat kineze” dhe do të promovojë stabilitetin dhe unitetin në vendin prej 1.3 miliard banorësh.

XS
SM
MD
LG