Ndërlidhjet

MekKristël: Fitorja nuk është e garantuar



Kreu i trupave amerikane dhe të NATO-s në Afganistan ka tërhequr vërejtjen se kryengritësit po njohin rritje dhe se fitorja ndaj talibanëve nuk është e garantuar.

Gjatë një takimi në Londër, gjenerali Steinli MekKristël tha se gjendja ishte serioze dhe se koha nuk ishte në favorin e tyre.

“Dhuna është shtuar se kryengritësit janë në rritje. Nevojitet të ndryshojmë kahun e tendencave aktuale dhe koha është faktor i rëndësishëm. Pritja nuk ofron një rezultat të favorshëm”, tha MekKristël.

Në një raport konfidencial MekKristël shkruante se lufta kundër talibanëve mund të humbej brenda vitit nëse nuk dërgohen dhjetëra mijëra trupa.
Presidenti Barak Obama po zhvillon bisedime me këshilltarët dhe ekspertët lidhur me ndryshimet e mundshme në strategjinë amerikane ndaj Afganistanit.
XS
SM
MD
LG