Ndërlidhjet

BH: Serbët kërcënojnë me bojkot



Ligjvënësit e serbëve të Bosnjës kanë kërcënuar se do të tërheqin të gjithë përfaqësuesit e tyre nga institucionet qeveritare. Ata e kanë kushtëzuar këtë lëvizje me anullimin e vendimit të administratorit ndërkombëtar rreth kompanisë shtetërore të energjisë elektrike.

Mosmarrëveshjet kanë të bëjnë me përpjekjet e Valentin Inzkos për të parandaluar kolapsin e Elektroprenos. Kjo kompani shtetërore ka pronarë Republikën Serbe të Bosnjës dhe entitetin boshnjako-kroat.

Autoritetet e serbëve të Bosnjës synojnë të krijojnë kompaninë e tyre të energjisë dhe e kanë braktisur bordin e Elektroprenos.
XS
SM
MD
LG