Ndërlidhjet

Irani premton bashkëpunim



Irani dhe fuqitë botërore ranë dakord të takohen sërish në fund të muajit tetor. Takimi i sotëm u drejtua nga shefi i diplomacisë evropiane, Havier Solana. Solana theksoi se në parim është rënë dakord që një vend i tretë të bëjë pasurimin e uraniumit për Iranin, çfarë është e domosdoshme për furnizimin e reaktorit në Teheran.

“Irani tha se planifikon të bashkëpunojë plotësisht e menjëherë me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore lidhur me uzinën e re të pasurimit të uraniumit në Kom. Irani ftoi ekspertët e kësaj agjencie ta vizitojnë uzinën, gjë që presim të ndodhë brenda dy javëve”, tha Solana.

Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë zhvilluar sot takimin e nivelit më të lartë mes tyre në tre dekadat e fundit. Nënsekretari amerikan i Shtetit, Uilliam Bërns u takua me kreun e delegacionit iranian, Saed Xhalili.

Takimi u zhvillua në margjina të samitit mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, SHBA-së, Britanisë, Francës, Kinës, Rusisë dhe Gjermanisë.
XS
SM
MD
LG