Ndërlidhjet

Obama arrin në Kopenhagë



Presidenti amerikan Barak Obama ka arritur në Kopenhagë për të mbështetur ofertën e Çikagos për të organizuar Lojërat Olimpike 2016.

Obama pritet t’i drejtohet me një fjalim Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, i cili pritet të zgjedhë fituesin në mes Çikagos, Tokios, Madridit dhe Rio De Zhaneiros.

Obama është presidenti i parë amerikan që personalisht i adresohet Komitetit Olimpik, për të mbështetur ofertën e një qyteti.

Obama edhe pse i lindur në Havajë, Çikagon e konsideron si vendlindje.

Për të mbështetur ofertën e tyre, në Kopenhage do jenë edhe kryeministri japonez Jukio Hatojama, mbreti Karlos i Spanjës dhe presidenti i Brazilit Luis da Silva.
XS
SM
MD
LG