Ndërlidhjet

Izraeli pritet të lirojë 20 palestineze



Izraeli pritet t’i lirojë 20 të burgosura palestineze në këmbim të një video incizimi të një ushtari izraelit, i cili po mbahet nga militantët, që kanë lidhje me Hamasin, për më shumë se tre vjet në Rripin e Gazës.

Të burgosurat, pritet të lirohen në Bregun Perëndimor, pasi që Izraeli të marrë video-incizimin, që do të jetë prova e parë se Gilat Shalit është ende gjallë.

Shalit ishte kapur nga militantët islamikë në një sulm në kufi në qershor të vitit 2006.

Hamas po kërkon lirimin e qindra militantëve në këmbim të lirimit të Shalitit, por negociatat e ndërmjetësuara nga egjiptianët kanë dështuar të japin rezultate.
XS
SM
MD
LG