Ndërlidhjet

Kabul: Vritet një ushtar amerikan e një britanik



Një ushtar amerikan dhe një britanik janë vrarë në sulmet e fundi të kryengritësve në Afganistan.

Një zëdhënëse e ushtrisë amerikane tha se një patrullë amerikane është goditur nga një granatë, e cila la të vrarë një ushtar dhe plagosi disa të tjerë.

Ushtria britanike tha se një anëtar i forcave ajrore është vrarë afër bazës ushtarake britanike në provincën Helmand.

Ky vit ka qenë më vdekjeprurësi për trupat e huaja në Afganistan, që nga invazioni i para tetë viteve.
XS
SM
MD
LG