Ndërlidhjet

“Feithit mund t’i merret njëri prej posteve”


Të përditshmet kosovare
Të përditshmet kosovare
BOTA SOT
Kuvendi i Kosovës në seancën e së enjtes i dha mbështetje kërkesës së Qeverisë, që Komisionit Qendror të Zgjedhjeve t’i ndahen 88 mijë euro shtesë për paga dhe mëditje, derisa për mungesë të përfaqësuesve qeveritarë në seancë nuk u debatua për Projekt-strategjinë kundër korrupsionit për periudhën 2009-2011. Seanca e së enjtes faktikisht ishte vazhdim i seancës të së mërkurës, e cila u përshkua me akuza të shumta drejtuar qeverisë për mungesë vizioni, derisa kritika të ashpra kishte opozita për faktin që qeveria nuk kishte paraparë buxhet për KQZ-në gjatë rishikimit të buxhetit...

EPOKA E RE
Mbi 100 nxënës të shkollës së mesme “Hivzi Sylejmani”të Fushë Kosovës, gjatë pasdites të së enjtes, janë trajtuar me simptomat e helmimit në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës. Policia e Kosovës dhe KFOR-i kanë ndihmuar në transportimin me urgjencë të nxënësve nga shkolla “Hivzi Sylejmani” drejt për QKUK. Nxënësit kanë shfaqur simptoma të pengesave në frymëmarrje, dhimbje koke dhe barku, plogështi si dhe simptoma të një reagimi kolektiv psikologjik, të ngjashëm me helmimin e viteve ’89. Numri i rasteve të prekura ka arritur mbi 100 nxënës të moshës 14-16 vjeçare, shumica prej tyre femra...

KOHA DITORE
Struktura aktuale e pranisë ndërkombëtare në Kosovë mund të pësojë ndryshime në muajt e ardhshëm, me ç’rast postet e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian dhe Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar do t’u delegoheshin dy personave të ndryshëm, kanë bërë të ditur burime të huaja. Sipas zyrtarëve ndërkombëtarë, për këtë riorganizim ende nuk është marrë ndonjë vendim i prerë, por në qarkullim është hedhur ideja që këto dy poste të larta të mos përfaqësohen nga i njëjti njeri, siç ka qenë rasti deri më tani me Piter Feithin. ”Meqë Plani i Ahtisarit nuk po përkrahet nga të gjitha shtetet evropiane, postet e ICR-së dhe EUSR-së duhet të ndahen në dy persona e jo siç ka qenë deri tani”, ka thënë burimi anonim...

LAJM
Hapjen e një përfaqësie të veçantë dhe emërimin e ambasadorit italian emisar në pjesën veriore të Mitrovicës, kryeministri Hashim Thaçi e konsideron si rritje të interesimit dhe të përgjegjësive të faktorit ndërkombëtar për normalizimin e gjendjes në atë pjesë të Kosovës. Bashkimi Evropian e ka emëruar ambasadorin e Italisë në Kosovë, Majkëll Luis Gjifoni, emisar të veçantë për veriun e Kosovës, ndërkaq e ka paralajmëruar edhe hapjen e një përfaqësie të veçantë atje. Kryeministri Thaçi, të enjten, pas mbledhjes së qeverisë, tha se është me rëndësi që do të ketë prani gjithnjë e më të madhe të autoriteteve ndërkombëtare atje...

INFOPRESS
Buxheti i konsoliduar i Kosovës, deri më 23 shtator të këtij viti, ka arritur t’i mbledhë të hyrat në vlerë prej 864 milionë eurosh, nga 1 miliard e 156 milionë euro sa janë paraparë të jenë të hyrat deri në fund të vitit. Të hyrat e rregullta deri në këtë periudhë janë 664 milionë, kurse 200 milionë të tjera janë të hyrat nga Posta dhe Telekomi i Kosovës. Kështu ka njoftuar të enjten zëvendësministri në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, Bedri Hamza, në një konferencë për media, ku ka bërë prezantimin e Buletinit Makroekonomik gjashtëmujor për periudhën janar-qershor 2009...

KOSOVA SOT
Sundimi i ligjit, fusha e arsimit dhe reformat në administratë janë fushat, të cilat janë duke përfituar pjesën më të madhe të donacioneve, të zotuara nga donatorët më 11 korrik të vitit 2008. Ndërkohë, Qeveria e Kosovës është duke negociuar për arritjen e marrëveshjeve për shpërndarjen e donacioneve me vendet donatore. Ditë më parë është nënshkruar memorandumi me Gjermaninë, e cila ishte zotuar se do t’i ndajë 100 milionë euro donacione. Gjithashtu, në prag të nënshkrimit është edhe marrëveshja me Austrinë, ndërsa pritet që së shpejti të firmoset nga kryeministri i vendit dhe ministri i Jashtëm i Austrisë, i cili do të qëndrojë në Kosovë pjesën e parë të këtij muaji...

EXPRESS
Premtimet politike do të vazhdojnë të jenë pjesë e pandashme e garës për kryetar të Komunës së Mitrovicës në zgjedhjet e sivjetshme lokale, për shkak të situatës në të cilën ndodhet qyteti. Kauza e bashkimit të Mitrovicës do të vazhdojë ta dominojë ofertën e kandidatëve që pretendojnë ta udhëheqin komunën, bashkë me premtimet për një jetë më të mirë për mitrovicasit. Një prej emrave më të respektuar të këtij qyteti, Bajram Rexhepi, i cili udhëhoqi për dy vjet Mitrovicën, nuk ka pranuar të rikandidohet për postin që ka mbajtur. Por, kjo nuk do të thotë se në zgjedhjet e sivjetshme lokale është zbehur oferta e partive politike për qytetin verior. Atje garojnë figura të rëndësishme...

ZËRI
Ka dështuar dje të bëhet përzgjedhja e kandidatëve për anëtarë të bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK). Komisioni ‘ad hoc’ ka shqyrtuar të enjten listën me 18 anëtarë, por kryesuesi i këtij komisioni, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, ka theksuar se para ngushtimit të kësaj liste me 9 anëtarë, do të kërkohen sqarime shtesë nga Komisioni i Pavarur i Mediave lidhur me përfaqësimin e minoriteteve në bordin e ri të RTK-së. Mirëpo, Kuçi ka shtuar se të hënën e ardhshme do të bëhet zgjedhja e anëtarëve të Bordit të RTK-së dhe më pas emrat do të dërgohen në Kuvendin e Kosovës...
XS
SM
MD
LG