Ndërlidhjet

ÇEZ kërkon përmirësimin e kushteve



Gjiganti elektro-energjetik shtetëror çek ÇEZ, do të tërhiqet nga tenderi për ndërtimin e termocentralit 2 mijë megavatësh në Kosovë, nëse autoritetet nuk permiresojnë kushtet e marrëveshjes, ka thënë një zyrtar i kompanisë.

Agjencia e lajmeve Reuters, citon drejtorin për integrim dhe aktivizim të ÇEZ-it, Vladimir Shmalz, të ketë thënë se kompania ende nuk është tërhequr- ndryshe nga ç’ishte shkruar në mediat kosovare- por, nuk është e kënaqur me disa nga kushtet legale dhe financiare që përfshihen në tenderin 3.5 miliardë eurosh.

Ai nuk ka dhënë detaje.

“Ne ende jemi në tender, por me kushtet e dhëna, ai nuk është atraktiv për ne”, i ka thënë ai Reutersit.
XS
SM
MD
LG