Ndërlidhjet

Irlanda sot voton për të ardhmen e BE-së



Irlandezët votojnë në referendumin e përsëritur për traktatin e Lisbonës, i cili herën e parë u refuzua.

Votimi në Irlandë do të vendosë kahjen e mëtejme të dokumentit vendimmarrës të Bashkimit Evropian.

Irlanda vendosi të përsërisë referendumin pasi mori garanca nga partnerët e BE-së, se sovraniteti i saj në çështjet si taksat, neutraliteti, dhe aborti nuk do të prekeshin nga traktati.

Kryeministri Brajan Kouen ka paralajmëruar se një refuzim i dytë do ta margjinalizonte Irlandën në Evropë, dhe do t’i rrezikonte përpjekjet e saj për të dalë nga recesioni i thellë.

Irlanda është i vetmi vend i bllokut 27 anëtarësh, që mban referendum për Traktatin e Lisbonës. Traktati nuk është ratifikuar ende nga Republika Çeke dhe Polonia.

Rezultatet e referendumit nuk priten para pasdites së të shtunës.

XS
SM
MD
LG