Ndërlidhjet

Maqedoni: Qëllohet një patrullë e policisë kufitare



Persona të panjohur kanë qëlluar mbrëmë me armë automatike mbi një patrullë të përzier të policisë në fshatin Bellanoc të komunës së Likovës, rreth 1.5 km nga kufiri i Maqedonisë me Kosovën.

Në incidentin nuk ka të plagosur, ndërsa është shkaktuar vetëm dëm material në automjetin e policisë.

Ministria e Brendshme e Maqedonisë tha se sulmuesit pas incidentit janë larguar në drejtim të panjohur, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë.
XS
SM
MD
LG