Ndërlidhjet

Indonezi: 3.000 njerëz nën rrënoja nga tërmeti



Ministria e Shëndetësisë e Indonezisë tha se rreth 3 mijë njerëz ende mund të kenë mbetur nën rrënoja në ujdhesën Sumatra, dy ditë pas tërmetit të fuqishëm.

Zëdhënësi tha se 715 vetë janë konfirmuar të vdekur nga dridhja e së mërkurës, me fuqi prej 7.6 ballë të Rihterit, por Kombet e Bashkuara thonë se numri i të vdekurve është më shumë se një mijë.

Shumica e viktimave janë në Padang, qytet me 900 mijë banorë, ku sipas zëdhënësit, më shumë se 20 mijë ndërtesa dhe shtëpi janë shkatërruar apo janë dëmtuar seriozisht.

Ndihmat nga jashtë kanë filluar të vijnë, por ekipet e shpëtimit kanë probleme nga mungesa e energjisë elektrike dhe mungesa e makinerive të rënda.
XS
SM
MD
LG