Ndërlidhjet

Zyrtarë të BE, SHBA do takojnë liderët e Bosnjes



Bashkimi Evropian tha se zyrtarë evropianë dhe amerikanë do të takohen javën e ardhshme me liderët politikë të Bosnjes për ta “nxitur dialogun politik”.

Në komunikatën e BE-së thuhet se “ka shqetësime serioze për bllokimin aktual politik” në këtë vend ballkanik.

Takimin e kanë thirrur ministri i Jashtëm i Suedisë, Karl Bild dhe zëvendës sekretari amerikan i Shtetit, Xhim Stajnberg.

Të enjten, ligjvënësit serbë të Bosnjes u kërcënuan t’i tërheqin përfaqësuesit e tyre nga institucionet e qeverisë, në shenjë proteste ndaj administratorit ndërkombëtar Valentin Incko, të cilin e akuzojnë për tejkalim të kompetencave.
XS
SM
MD
LG