Ndërlidhjet

NATO do të dërgojë dy bataljone në Kosovë



NATO-ja do të dislokojë një bataljon gjerman dhe një austriak javën e ardhshme në Kosovë.

Vendosja e dy bataljoneve, me forca të kombinuara prej 600 trupash, “nuk është përgjigje apo përgatitje për çfarëdo situate, e cila po ndodh apo pritet të ndodhë në Kosovë”, thuhet në deklaratën e KFOR-it.

“Kjo do t’u mundësojë forcave të NATO-s të mbeten në gjendje të lartë gatishmërie dhe të jenë në gjendje të dislokohen shpejtë si përgjigje ndaj çdo skenari”, thuhet në komunikatë.
XS
SM
MD
LG