Ndërlidhjet

Kongo: 50 të vdekur nga fundosja e anijes



Rreth 50 njerëz e kanë humbur jetën nga fundosja e një anijeje me udhëtarë në një lum në Kongo.

Shkaku i aksidentit që ka ndodhur të martën ende nuk dihet, por bëhet e ditur se anija me rreth 100 njerëz në bord ka qenë e mbingarkuar.

Në muajin shtator, në Kongo u fundosën dy anije, në të cilat e humbën jetën 99 njerëz.
XS
SM
MD
LG