Ndërlidhjet

Bosnja bëri hapin e parë për anëtarësim në NATO



Bosnjë e Hercegovina e ka bërë hapin e parë drejt bashkangjitjes në NATO, duke e paraqitur kërkesën për anëtarësim në planin aksional.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen e mirëpriti aplikimin e sotëm të Bosnjes, por tha se vende duhej t’i përmbushë standardet e aleancës në fushat siç janë demokracia dhe efikasiteti ushtarak.

Bosnjë e Hercegovina është anëtare e programit Partneriteti për Paqe, platformë për vendet që aspirojnë anëtarësim në aleancën.
XS
SM
MD
LG