Ndërlidhjet

logo-print

Klinton do të vizitojë Rusinë në tetor



Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Klinton do të udhëtojë këtë muaj në Rusi për të diskutuar mbi negociatat për marrëveshjen e re të reduktimit të armatimit bërthamor.

Departamenti i Shtetit tha se Klinton do të shkojë në Moskë në fund të turneut të saj prej 9 deri 16 tetor, i cili gjithashtu i përfshin ndalesat në Londër, Dablin dhe Belfast.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia i kanë filluar negociatat për ta zëvendësuar Traktatin për Reduktimin e Armëve Strategjike (START), i cili skadon nga fundi i këtij viti.

Presidenti Barak Obama ka thënë se dëshiron ta reduktojë nivelin e armëve bërthamore të të dy palëve.
XS
SM
MD
LG