Ndërlidhjet

Obama uroi Brazilin



Presidenti Barak Obama ka uruar Brazilin për fitoren në organizimin e Lojërave Olimpike 2016 dhe i tha presidentit të tij se atletët amerikanë do ta “shohin atë në terren gjatë garave”.

Obama fluturoi në Kopenhagë të enjten për të mbështetur para Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, Çikagon i cili së bashku me Tokion dhe Madridin, humbën karshi Rio De Zhaneiros.

Ai tha se ishte i zhgënjyer me eliminimin e Çikagos, por lavdëroi vullnetarët dhe zyrtarët e qytetit për prezantimin e “ofertës më të mirë të mundshme”.
XS
SM
MD
LG