Ndërlidhjet

FMN parasheh për BE-në rritje të dobët ekonomike



Fondi Monetar Ndërkombëtar tha se Evropa do të ndjejë efektet e krizës globale ekonomike edhe pas vitit të ardhshëm.

Në një raport të publikuar tani, FMN parashikon se shtetet e pasura evropiane do të kenë një rritje prej 0.5 për qind në vitin 2010, pas rënies prej 4 për qind që pësuan këtë vit.

Shtetet në zhvillim në Evropën Qendore dhe Lindore kanë pësuar më shumë nga kriza, duke shënuar rënie ekonomike për këtë vit 6.6 për qind, por sipas FMN-së do të rimëkëmben në shkallë më të lartë më 2010, në 1. 7 për qind.

Raporti paralajmëron se kriza ekonomike do të stagnojë rritjen edhe për disa nga vitet në vijim.

Eurozona po ashtu do të përballet me shkallë të papunësisë prej afër 12 për qind në vitin 2011.
XS
SM
MD
LG