Ndërlidhjet

Pakistan: Vriten 27 militantë



Forcat paraushtarake të Pakistanit thanë se kanë vrarë 27 militantë në një operacion në rajonin fisnor të Khyberit.

Trupat Kufitare thanë se kanë shkatërruar dy vendstrehime të militantëve në operacionin e së premtes.

Nën presionin e SHBA-së, Pakistani ka nisur një ofensivë javë më parë kundër militantëve talibanë, pasi që këta të fundit sulmuan kamionë, që po bartnin furnizim për forcat amerikane dhe të NATO-s në Afganistan.
XS
SM
MD
LG