Ndërlidhjet

Izraeli hedh bomba mbi caqet në Gazë



Aeroplanët izraelitë kanë bombarduar sot disa caqe rreth Rripit të Gazës të udhëhequr nga Hamasi, si kundërpërgjigje ndaj hedhjes së raketave nga ana e militantëve.

Ushtria izraelite tha se aeroplanët kishin në shënjestër një ndërtesë, që përdorej për ndërtimin e raketave në periferi të qytetit të Gazës, si dhe dy tunele kontrabandimi, që lidhin enklavën jugore me Egjiptin.

Sulmet erdhën pasi që militantët palestinezë hodhën një raketë dhe një mortajë në Izraelin jugor pa shkaktuar ndonjë viktimë.
XS
SM
MD
LG