Ndërlidhjet

Pakistani mirëpret ndihmën e SHBA-së



Pakistani ka mirëpritur një pako të ndihmave nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pakoja pesëvjeçare prej 7.5 miliardë dollarësh është miratuar edhe nga Kongresi të mërkurën.

Paratë do të shkojnë për ndërtimin e shkollave, rrugëve dhe institucioneve demokratike.

Ministri i jashtëm pakistanez Sheh Mehmud Kureshi, tha në Uashington se vendi i tij e vlerëson ndihmën, veçanërisht meqë vjen në kohën kur vetë SHBA po përballet me probleme ekonomike.
XS
SM
MD
LG