Ndërlidhjet

Kabul: Vriten 5 ushtarë amerikanë



NATO tha se edhe dy ushtarë amerikanë janë vrarë në një sulm në Afganistan, duke e çuar në pesë numrin e ushtarëve amerikanë të vrarë në konflikt në 24 orët e fundit.

Një deklaratë e NATO-s tha se dy pjesëtarë të ushtrisë amerikane kanë vdekur nga plagët e marra nga një sulm armiqësor në Afganistanin lindor.

Më herët NATO njoftoi për tre ushtarë amerikanë të vrarë në në një shpërthim në Afganistanin jugor dhe atë lindor.

Rreth 100 mijë trupa ndërkombëtare nën komandën amerikane dhe atë të NATO-s po i ndihmojnë qeverisë për të luftuar militantët.
XS
SM
MD
LG