Ndërlidhjet

Liderët e BE-së mirëpresin "Po"-në irlandeze



Liderët e Bashkimit Evropian po urojnë sot Irlandën për miratimin e Traktatit të Lisbonës përmes referendumit.

Kancelarja gjermane Angela Merkel e quajti këtë një hap të rëndësishëm përpara për unionin.

Presidenti i Parlamentit Evropian, Jerzhi Buzek, tha se “Po”-ja e Irlandës për Traktatin e Lisbonës, tregon “përkushtimin e vërtetë” të Irlandës për BE-në.

Që të dy kishin bërë deklratat ende pa dalë rezultatet zyrtare, por anketat e hershme tregonin për një po bindëse.
XS
SM
MD
LG