Ndërlidhjet

logo-print

Kouen: “Po”-ja irlandeze është lajm i mirë



Kryeministri irlandez, Brajën Kouen, tha se vota e vendit të tij pro Traktatit të Lisbonës “është një lajm i mirë për Irlandën dhe një lajm i mirë për Evropën”.

Deklarata e Kouenit vjen pas përgëzimeve që krerët e BE-së i bënë Irlandës për miratimin e Traktatit.

Kreu i Komisionit Evropian, Zhose Manuel Barroso, falënderoi Irlandën dhe irlandezët. Përgëzimet nuk munguan as nga kancelarja gjermane, Merkel, dhe kryeministri britanik, Braun.

Votimi i djeshëm i Irlandës ishte votimi i dytë për Traktatin e Lisbonës. Në qershor të vitit të kaluar irlandezët votuan kundër Traktatit duke vënë në pikëpyetje reformat institucionale të BE-së.
XS
SM
MD
LG