Ndërlidhjet

Klaus nuk thotë nëse do firmosë Traktatin



Presidenti çek Vasllav Klaus tha se respekton pranimin që Irlanda i bëri Traktatit të Lisbonës. Klausi megjithatë nuk pranoi të thoshte nëse do ta nënshkruante apo jo traktatin në fjalë.

Klaus, i cili është kundërshtar i Traktatit të Lisbonës tha se referendumi i dytë irlandez është mbajtur nën presionin e Brukselit.
Presidenti çek dhe ai polak duhet të firmosin Traktatin e Lisbonës në mënyrë që ky dokument të hyjë në fuqi.

Hyrja në fuqi e traktatit kërkon miratimin nga të 27 vendet anëtare të BE-së.

Kreu i Komisionit Evropian tha sot se shpreson që Çekia e Polonia ta nënshkruajnë sa më shpejt dokumentin.
XS
SM
MD
LG