Ndërlidhjet

logo-print

BB: Ndryshimet klimatike i godasin vendet e varfëra



Banka Botërore tha se vendet në zhvillim do të vuajnë rreth 80 përqind të pasojave nga ndryshimet klimatike, me gjithë faktin se ato kontribuojnë vetëm me një të tretën e gazrave që lëshohen në atmosferë.

Krye-ekonomisti i Bankës Botërore, Xhastin Lin, tha sot në Stamboll se kostoja e ndryshimeve klimatike do të jetë enorme.

Ai tha se banka shpreson që do të arrihet marrëveshje në samitin e Kombeve të Bashkuara Kopenhagës lidhur me veprimet për të reduktuar ndikimin e ngrohjes globale.
XS
SM
MD
LG