Ndërlidhjet

Jeremiq: Vizita në Serbi e Medvedevit është historike




Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, ka deklaruar se vizita e presidentit të Rusisë, Dimitri Medvedev, në Beograd ka rëndësi historike dhe do t’i fuqizojë marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Rusisë.

“Marrëdhëniet e Serbisë dhe Rusisë tradicionalisht janë të ngushta dhe zgjasin me shekuj, por në saje të rrethanave historike, kjo është vizita e parë e presidentit të Rusisë në Republikën e Serbisë. Nisur nga ky fakt, kjo vizitë do të ketë karakter historik”, ka thënë Jeremiq.

Medvedev pritet të vizitojë Serbinë në 20 tetor.
XS
SM
MD
LG