Ndërlidhjet

Vriten 8 trupa amerikane në Afganistan



Tetë trupa amerikane janë vrarë në luftimet me kryengritësit talibanë në provincën lindore afgane Nuristan.

Zëdhënësi i ushtrisë tha se kryengritësit kishin sulmuar të shtunën dy postblloqe, njëri me ushtarë amerikanë e tjetri me ushtarë afganë.

Njoftohet se gjithashtu janë vrarë edhe të paktën dy ushtarë afganë.
XS
SM
MD
LG