Ndërlidhjet

Kryeministri kinez takon liderin verikorean



Kryeministri i Kinës, Wen Xhiabao, ka biseduar sot me liderin e Koresë së Veriut, Kim Xhong Il.

Nuk është bërë e ditur tema e bisedimeve, por vizita e kryeministrit kinez realizohet në kohën kur po vijnë sinjale se Koreja e Veriut mund të jetë e gatshme të rifillojë dialogun mbi programet kundërthënëse bërthamore.

Aktualisht Kina i kryeson bisedimet gjashtëpalëshe bërthamore, ku përfshihen edhe Shtetet e Bashkuara, Japonia, Koreja e Jugut dhe Rusia.
XS
SM
MD
LG