Ndërlidhjet

Gallbrajt: OKB shpërfill kritikat për zgjedhjet afgane



Një diplomat i lartë amerikan, i cili u pushua nga posti i tij në Afganistan, shkroi se Kombet e Bashkuara jo vetëm që i kanë shpërfillur mashtrimet në zgjedhjet presidenciale afgane, por se gjithashtu i kishin thënë atij që të mbante gojën mbyllur.

Piter Gallbrajt, ish zëvendës i të dërguarit të OKB-së për Afganistanin, Kai Aide, ka shkruar sot në gazetën “Uashington Post” se ai kishte marrë garanca nga OKB-ja se deklarata e tij do të nxiste telashe për mënyrën se si Kombet e Bashkuara i kanë trajtuar mashtrimet në zgjedhjet afgane.

Zyrtarët e OKB-së thanë se largimi i tij ka qenë “në interesin më të mirë të misionit”, por tërthorazi është bërë e ditur se Gallbrajt ka pasur mosmarrëveshje me Kai Aiden, me të cilin ka një miqësi të vjetër.

Pretendohet se presidenti Hamid Karzai ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet, por rezultatet ende nuk janë shpallur zyrtarisht.
XS
SM
MD
LG