Ndërlidhjet

Tokio: Ish ministri u gjet i vdekur



Ish ministri i financave i Japonisë Soiçi Nakagava (56) është gjetur i vdekur në banesën e tij.

Policia tha se shkaku i vdekjes së tij ende nuk është i njohur dhe se hetimet po vazhdojnë

Nagakava dukej i dehur në një konferencë për shtyp në muajin shkurt në samitin e G 7 në Romë.

Prej atëherë, televizionet vazhdimisht i kanë transmetuar pamjet ku ai mezi fliste dhe dukej i përgjumur, gjë që, siç transmetojnë agjencitë, u vlerësua si turp i madh për qeverinë e Japonisë.

Nakagava mohonte se ka qenë i dehur, dhe thoshte se kishte marrë ilaçe kundër ftohjes, por opozita ia kërkonte dorëheqjen.

Pak kohë më pas ai dha dorëheqje në postin e ministrit të financave, kurse vendin e deputetit e humbi pas zgjedhjeve të përgjithshme në Japoni në 30 gusht.
XS
SM
MD
LG