Ndërlidhjet

logo-print

Bosnje: Një i vdekur nga rrahja e tifozëve



Policia e Bosnjes tha se një person ka vdekur nga plagët që i mori pasi tifozët boshnjakë dhe kroatë u përleshën në qytetin Shiroki Brijeg, në pjesën jugore të Bosnjes, para fillimit të ndeshjes kundër klubit “Sarajeva”, e vlefshme për ligën e parë.

“Duket se një person ka vdekur”, i tha agjencisë AFP zëdhënësi i policisë, Damir Çutura.

Radioja publike e Bosnjes njoftoi se një tifoz i klubit “Sarajeva” ka vdekur në spitalin e qytetit nga plagët e rënda që kishte marrë.

Radioja tha se disa persona janë lënduar kur tifozët i demoluan shitoret në qendër të qytetit, dhe i vunë zjarrin disa automjeteve.

Njoftohet se ndeshja është anuluar.
XS
SM
MD
LG