Ndërlidhjet

logo-print

Xhons: Afganistani nuk rrezikon të dështojë



Këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, tha se Afganistani nuk është më në rrezik të dështimit.

Duke folur në rrjetin televiziv CNN, gjenerali në pension Xhjems Xhons tha se ai nuk “parashikon kthimin e talibanëve”, dhe i hodhi poshtë pohimet se situata në Afganistan po del jashtë kontrolit.

Xhons tha se qeveria afgane duhet të përmirësohet dhe t’i japë shpresa popullit afgan, por shtoi se ai beson që presidenti Hamid Karzai ende mund t’ia dalë mbanë me përkrahje të fuqishme ndërkombëtare dhe ndihma për trainimin e policisë dhe armatës afgane.
XS
SM
MD
LG