Ndërlidhjet

Ban Ki-mun: Sulmi kundër OKB-së - krim i tmerrshëm


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, e dënoi sulmin vetëvrasës kundër selisë së agjencisë për ushqim të OKB-së në Pakistan, nga i cili u vranë së paku 4 vetë, duke e cilësuar atë si “krim të tmerrshëm”.

Në mesin e të vrarëve janë edhe tre pjesëtarë të personelit të Programit Botëror për Ushqim në Islamabad. Policia tha se njëri nga të vrarët ishte irakian.

Kombet e Bashkuatra njoftuan se janë plagosur edhe disa të tjerë, dy prej të cilëve janë në gjendje kritike shëndetësore.

Pas këtij sulmi, OKB-ja i ka mbyllur zyret në Pakistan.

Deri tash askush nuk e ka marrë përgjejgësinë për këtë sulm.
XS
SM
MD
LG