Ndërlidhjet

Kush do qeverisë me veriun?


Paqeruajtës i KFOR-it në veri të Mitrovicës
Paqeruajtës i KFOR-it në veri të Mitrovicës

Nuk dihet se kush do të qeverisë me veriun e Kosovës, thonë zyrtarë e analistë kosovarë, pasi, sipas tyre, atje nuk do të mbahen zgjedhjet lokale. Rrjedhimisht, thonë ata, situata mbetet e njëjtë.




Nuk do të jetë e lehtë të qeveriset me veriun e Mitrovicës, vlerësojnë zyrtarët qeveritarë si dhe analistët për çështje politike. Si arsye për një gjë të tillë ata numërojnë mosmbajtjen e zgjedhjeve lokale atje si dhe funksionimin e strukturave paralele.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi, konsideron se kjo çështje duhet të diskutohet në nivelet me të larta të vendit, por nuk përjashton mundësinë që edhe pas zgjedhjeve lokale, në veri të ketë një vakuum institucional.

“Nuk mund të gjendet një zgjidhje e pranueshme për momentin; është e sigurt që në pjesën veriore nuk do të organizohen zgjedhje, edhe në Partesh, por të gjithë ata qytetarë kanë të drejtë të votojnë në pjesë të tjera”.

Bajram Rexhepi
“Legalisht, i bie që komuna në të cilën edhe ne jemi, e ka legalitetin, mirëpo është edhe urdhëresa administrative që pas këtyre zgjedhjeve lokale, duhet të humbë e të bjerë poshtë dhe do të mbetet një vakuum institucional. Se a do të vazhdojë edhe më tutje UNMIK-u me këshillin multi-etnik, është shumë vështirë të jepet përgjigje”,
thotë Rexhepi.

Për analistin Ramush Tahiri, qeverisja me veriun e Mitrovicës është vështirë të definohet. Por, sipas tij, kjo nuk do të thotë se ekziston vakuum institucional.

“Pasi nuk mbahen zgjedhjet në Mitrovicën e veriut dhe në Partesh, nuk ka vakuum pushteti, por aty janë paraparë zgjedhjet që do të mbahen brenda gjashtë muajsh, zgjedhjet e ardhshme në këto komuna, që nuk janë mbajtur deri tash”, shprehet ai.

Veriu i Mitrovicës vazhdon të jetë pa një administrator dhe rrjedhimisht nuk dihet se kush udhëheq me këtë pjesë të vendit, thotë analisti Tahiri.
Është gjendje e një pushteti të kombinuar me elemente që evidentohen, që janë edhe struktura paralele, por që punojnë edhe me EULEX-in.

Është çështje e padefinuar me këto struktura që kanë punuar deri tash. Nuk ka vakuum pushteti, por nuk ka as administratorë, të themi kushtimisht, të pushtetit. Me Ahtisarin është kjo që është, është gjendje e papërcaktuar”.

“Është gjendje e një pushteti të kombinuar me elemente që evidentohen, që janë edhe struktura paralele, por që punojnë edhe me EULEX-in
”, thotë Tahiri.

Sipas analistëve politikë, gjatë administrimit të Kosovës nga misioni i OKB-së ishin hartuar disa plane për integrimin e qytetit, të cilat, për shkaqe të ndryshme, nuk kanë mundur të realizohen.

Një formë për integrimin e veriut të Mitrovicës e ofron dhe Pakoja e Ahtisarit, e cila parasheh shndërrimin e Mitrovicës në qytet me dy komuna.

Derisa zyrtarët komunalë shprehen të sigurt se më 15 nëntor nuk do të këtë zgjedhje në veriun e Mitrovicës, përfaqësuesit e KQZ-së i pohojnë përgatitjet që po bëhen nga ana e tyre për zhvillimin e procesit zgjedhor edhe atje.

Zëdhënësi i KQZ-së, Fehmi Ajvazi, shpjegon:
Zgjedhjet do të mbahen në tërë territorin dhe kjo nënkupton edhe atë anë...

“Zgjedhjet do të mbahen në tërë territorin dhe kjo nënkupton edhe atë anë. Normalisht, do të punohet që të mbahen zgjedhjet sipas planit të paraparë. Kjo nënkupton që zgjedhjet do të mbahen edhe në pjesën e veriut”.

Për të ofruar stabilitet në qytetin e ndarë në dysh, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi, konsideron se politika kosovare duhet të vendosë rendin dhe ligjin, për të mundësuar që në këtë pjesë të vendit të ketë stabilitet dhe paqe për të gjithë, si dhe integrim të qytatarëve të kësaj ane.

Mendoj se ata janë peng i situatës, që i ka mbajtur peng edhe UNMK-u, edhe strukturat paralele. Në rend të parë, këtë e pësojnë qytetarët e veriut, pavarësisht se a janë shqiptarë, serbë apo të tjerë, për arsye se nuk kanë struktura legale”.

“Janë të hendikepuar të marrin pjesë në procese demokratike dhe në institucione demokratike dhe nuk mund të bëjnë reprezantimin e qytetarëve në mënyrë të drejtë. Prandaj, duhet të ketë një zgjidhje sa më të shpejtë të problemit”,
vlerëson Rexhepi.
XS
SM
MD
LG