Ndërlidhjet

OKB: Rusia ta lehtësoj imigrimin


Një raport i Kombeve të Bashkuar thotë se Rusia duhet t’i lehtësoj pengesat për imigrim, me qëllim që të reduktohet ndikimi në mungesën e punëtorëve, të ndikoj në rritjen e ulët ekonomike dhe çështje të tjera, për shkak të krizës demografike.

Sipas raportit, Rusia duhet të miratoj reforma juridike dhe të tjera për të siguruar të drejtat themelore dhe qasje në shërbimet për miliona imigrantë, shumica prej tyre nga ish republikat sovjetike.

Raportohet se popullata e Rusisë është zvogëluar për 6.6 milionë prej vitit 1993.
XS
SM
MD
LG