Ndërlidhjet

Kllaus: Kosova ende nuk është shtet me të drejta të plota


Presidenti i Çekisë, Vacllav Kllaus, ka vlerësuar sot se “Kosova ende nuk është shtet me të drejta të plota”, raportojnë mediat çeke.

Ai këto komente i bëri para gazetarëve në Tiranë, pas takimit të tij me presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi.

“Shqipëria, logjikisht, ligjërisht, në mënyrë të pashmangshme duhet të jetë mbështetës i madh i Kosovës së pavarur”, tha zoti Kllaus dhe shtoi se “presidenti Topi është i bindur se kjo Kosovë ka ardhmëri”.

Ai mëtutje i transmetoi fjalët e presidentit Topi se në Kosovë “çështja ekonomike është shumë e vështirë”.

Presidenti çek tha se problem në Kosovë paraqet edhe kriminaliteti i lartë.

Gjatë takimit Topi – Kllaus u diskutua edhe për çështje të zgjerimit të BE-së dhe të bashkëpunimit të të dy vendeve, që tashmë janë edhe aleate në NATO.
XS
SM
MD
LG