Ndërlidhjet

Shkup: Kapitenit i vazhdohet paraburgimi


Një gjykatë në Maqedoni sot e ka vazhduar edhe për 30 ditë paraburgimin për Sotir Fileskin, kapiten dhe njëherësh pronar i anijes Ilinden, e cila ishte fundosur, duke shkaktuar vrasjen e 15 turistëve bullgarë, raporton agjencia MIA.

Zoti Fileski, 23 ishte arrestuar më 5 shtator, pak kohë pasi anija e tij u fundos në Liqenin e Ohrit, kur në të gjendeshin 53 turistë bulgarë, një maqedonas dhe dy anëtarë të ekuipazhit.

Ai është i akuzuar për “shkatërrimin e vrazhdë të sigurisë së njerëzve” në transport.

Pritet që një komision i eksperëtve, që po zhvillon hetime lidhur me shkaqet e këtij aksidenti të rëndë, do ta paraqesë ekspertizën lidhur me kushtet teknike të anijes.
XS
SM
MD
LG