Ndërlidhjet

OKB: Dyshime në pohimet e Galbrajtit të shkarkuar


Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Farhan Hak, ka shprehur dyshime lidhur me pretendimet e ish zëvëndësit të të dërguarit të OKB-së në Afganistan, Piter Galbrajt, se më se 30 % e votave në favor të presidentit Hamid Karzai, në zgjedhjet presidenciale në mbajtura në muajin gusht, ishin të falsifikuara.

Zoti Hak tha se shkalla e vjedhjes “është diçka që duhet të përcaktohet nga Këshilli Zgjedhor për Ankesa”.

Ky reagim i referohet një shkrimi të diplomatit amerikan, Piter Galbrajt, i cili u shkarkua nga posti javën e kaluar, për shkak të mospajtimeve me shefin e tij, të dërguarin special të OKB-së në Afganistan, Kai Aide, lidhur me qëndrimin ndaj dyshimeve për vjedhje në zgjedhje.
XS
SM
MD
LG